IVF & binjakët

Shumë çifte infertile që i nënshtrohen një cikli Fertilizimi In Vitro, gjatë bisedës me mjekun nuk tregohen shumë të vëmenshëm kur diskutojnë mbi e numrin të embrioneve që do të transferohen në mitër. Për shkak të kostove të larta që ka Fertilizimi In Vitro dhe që ende nuk mbulohen nga sigurimet shëndetësore, këto cifte e shikojnë transfertën e një numri të madh embrionesh si një mundësi për të maksimalizuar shanset për sukses.

E gjithë kjo ka shkaktuar një rritje të numrit të shtatzanive multiple. Në 20 vitet e para që pasuan aplikimin për herë të para të Fertilizimit In Vitro incidenca e shtatzanive multiple u rrit me 70 %. Në vitin 2004 rreth 40% e shtatzanive post-IVF rezultuan në shtatzani multiple. Ky trend është konstatuar edhe në Evropë. Për të luftur këtë fenomen, në shtete të ndryshme janë aplikuar rregullore të cilat përcaktojnë në mënyrë rigoroze numrin e embrioneve të transferuar.

Ndërkohë që rregullat strikte kanë bërë të mundur që të minimizohet mundësia e shtatzanive me trinjake apo më shumë fetuse, ende mbetet sfidë për specialistët në mjeksinë riprodhuese se si të minimozohet mundësia për binjakë pa prekur mundësinë për sukses.

Ende shumë cifte nuk janë në dijeni të rreziqeve që sjell shtatzania me binjakë, biles disa syresh insistojnë të kenë binjakë, pa qenë në dijeni të rreziqeve të shumta që mbart lindja para kohe apo të tjera komplikacione të cilat janë shumë herë më të shpeshtë në shtatzanitë me binjakë.

Specialistët në mjeksinë riprodhuese janë duke intensifikuar përpjekjet për edukimin e pacienteve në drejtim të rreziqeve dhe kostove më të larta që burojnë nga fakti i rritjes së më shumë se një fetusi në trupin e tyre. Këto kosto të larta janë si pasojë e hospitalizimeve të gjata në spital gjatë shtatzanisë me qëllim parandalimin e lindjes premature, nevojës me të shpeshtë për terapi intensive të të porsalindurit (ose porsalindurve), dhe pasojave më serioze që atom und të lenë më vonë në zhvilllimin e fëmijës.

Femrat që janë shtatzane me binjakë kanë më tepër rrezik për të patur:

  • Lindje premature – është fakt se rreth 60 % e binjakëve lindin përpara javës së 35-të.
  • Të porsalindur me peshë të vogël – më shumë se 50% e binjakëve janë nën peshë në momentin e lindjes. Në këto raste kemi një rrezik më të rritur për të patur probleme serioze gjatë periudhës neonatale apo edhe më vonë si për shembull: retard mental, paralizë cerebrale apo crregullime shikimi apo dëgjimi.
  • Lindje me operacion cezarian
  • Sindroma Twin-Twin Transfusion Syndrome (TTTS)
  • Pre-eclampsia – rritja e tensionit arterial dhe rritja e proteinave (albuminës) në urinë.
  • Diabet gestacional (të shtatzanisë):

Transferta e një embrioni është variant më i sigurt!

Të jesh shtatzanë me një fetus është variant më i sigurt dhe me për tepër shanse për ta cuar shtatzaninë deri në fund dhe me sa më pak komplikacione. Sipas një studimi të botuar BMJ (British Medical Journal) femrat që u nënshtrohen Ferilizimit In Vitro dhe transfertës me vetëm 1 embrion kanë 5 herë më tepër shanse për të lindur një fëmijë të shndetshëm në term krahasuar me femrat që u nënshtrohen fertilizimit in vitro dhe që transferojnë 2 embrione në mitër.

Me përparimet që ka njohur mjeksia riprodhuese dhe fertilizimi in vitro nuk është më e nevojshme të transferohen 4, 5 apo 6 embrione në një cikël trajtimi. Teknikat e reja që përmirësojnë seleksionimin e embrioneve me potensial më të lartë për implantim e kanë bërë më të lehtë vendimarjen e ekipit mjeksor drejt reduktimit të numrit të embrioneve për tu transferuar pa cënuar shanset për sukses. Këto teknika janë:

  1. Transferta në stadin e blastokistit (dita 5 / 6)
  2. Teknologjia Time Lapse (Embrioskopi)
  3. Analiza gjenetike e embrioneve përpara transfertës (PGT)

Sipas rekomandimeve të specialistëve, për femrat nën moshën 35 vjece transferta e një embrioni në ditën e 5-të (blastokist) apo 1 – 2 embrioneve në ditën e 3-të do të ishin një zgjidhje e mirë që do të minimizontë rrezikun për shtatzani multiple por pa cënuar shanset për sukses.

Megjithatë në mjaft raste marrja e një vendimi nuk është e lehtë për shkak edhe të karakteristikave të ndryshme të pacienteve të ndryshme. Në rastet se embrionet janë të një cilësie jo optimale atëherë mund të merret në konsideratë transferta e 2 apo 3 embrioneve në mitër. Gjithashtu në ato raste kur embrio-reduksiomni nuk është një opsion për pacienten, atëherë kuptohet që do të transferohet vetëm 1 embrion pavarësisht cilësisë. Në raste ideale kur kemi të bëjmë me embrione të një cilësie optimale, atëherë rekomandimet janë që të transferohet vetëm 1 embrion.

Pavarësisht informimit, marrja e vendimit në fund të fundit do ti mbetet pacientes.

Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!