Embrio transferta në ditën 3 apo në ditën 5/6?Klivazh apo blastokist?

Nqs jeni duke kryer një cikël Fertilizimi In Vitro, është mirë që të diskutoni me ekipin mjeksor lidhur me transfertën e embrioneve në stadin e klivazhit (dita 2 / 3 e zhvillimit) apo në stadin e blastokistit (dita 5 / 6 e zhvillimit).

Zgjedhja e momentit të transfertës së embrioneve në ditën e 2-të, 3-të apo të 5-të të zhvillimit të embrioneve është në qendër të diskutimeve dhe debateve mes ekipit mjeksor dhe pacienteve.

Edhe pse laboratori mundohet të “kopjojë” kushtet (teperatura, PH, CO2 tj) e mitrës sa më shumë të jetë e mundur, embrionet me cilësi më të ulët do të kenë më pak shanse për të mbijetuar der në stadin e blastokistit. Për këta embrione transferta e tyre në stadin e klivazhit (dita 2/3) do të ishte me më tepër përfitim në shanse për pacienten. Kjo vlen sidomos në rastet kur pacientja ka të formuara pak embrione dhe / ose që janë me cilësi jo dhe aq të mirë.

Megjithatë, nqs pacientja ka të formuara më shumë embrione me cilësi të mirë në ditën e 3-të (me ndarje të mirë dhe me qeliza të rregullta), atëherë do të rekomandohej kultivimi i embrioneve në inkubator deri në stadin e blastokistit (dita 5/6). Një embrion me cilësi të mirë (TQE – Top Qyality embryo) zakonisht ka një numër korrekt qelizash në çdo stad zhvillimi dhe është i rregullt në aspektin e tij makroskopik (simetrik dhe pa fragmentime).

Pacientët që kanë disa IVF me transfertë të embrioneve në stadin e klivazhit (dita 2/3) të përfunduara pa sukses, mund të përfitojnë nga transferta e embrioneve në stadin e blastokistit.

Janë të shumta studimet që tregojnë se transferta e embrioneve në stadin e blastokistit (dita 5/6) është superiore ndaj transfertës së embrioneve në stadin e klivazhit (dita 2/3) në drejtim të shanseve për implantim me sukses.

Një tjetër avantazh i transfertës së blastokisteve është edhe mundësia më e pakët për shtatzani jashtë mitre.

Pavarësisht këtyre avantazheve, disa studime (por jo të gjitha) kanë raportuar se transferta e embrioneve në stadin e blastokistit mund të ketë një impakt mbi shëndetin e nënës dhe të fëmijësl kjo sepse mund të shoqërohet me një rrezik më të lartë për lindje premature ose placenta previa.

Transferta  embrioneve në stadin e blastokistit mbetet strategjia më e mirë, megjithatë ende nuk është aq e përhapur sa duhet. Në disa klinika, për shkak të politikave me të cilët kryhet Fertilizimi In Vitro, transferta e embrioneve në stadin e blastokistit nuk mund të kryhet për shkak të kufizimeve në personelin e embriologjisë (embriologu nuk është full time por është part time për shembull). Kjo ndodh sidomos kur embriologët nuk mund të rrinë më shumë se 3 ditë në muaj në laborator.

Si përfundim mund të them se çdo rast është i veçantë dhe për rjedhojë zgjedhja e ditës së transfertës duhet të bëhet në mënyrë të personalizuar dhe gjithnjë pasi diskutimit me pacientin.

Diskutimi përpara transfertës


Në cdo klinikë serioze, përpara transfertës çifti diskuton me ekipin mjeksor mbi numrin dhe cilësinë e embrioneve. Në këtë mënyrë çifti do të ketë informacionin e duhur përpara se të marrë vendimin për numrin e embrioneve që do të transferohen.

Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!