Kirurgjia e Fertilitetit

Trajtimi i infertilitetit nuk pĕrfshin vetĕm stimulimet apo metodat e riprodhimit artificial, por pĕrfshin edhe teknika kirurgjikale tĕ cilat mund tĕ jenĕ alternativĕ ose komplementare me to. Nĕ njĕ pjesĕ tĕ cifteve, problemet anatomike (miomat, kistet, polipet etj) mund tĕ ndikojnĕ nĕ fertilitet duke bĕrĕ tĕ nevojshme kĕshtu trajtimin kirurgjikal. Tĕ gjitha kĕto teknika kirurgjikale tĕ cilat i vijnĕ nĕ ndihmĕ cifteve infertile quhen pĕrmblidhen nĕ emrin e pĕrgjithshĕm kirurgji e fertilitetit.

Në disa raste këto teknika mund të jenë alternativa e parë në trajtimin e infertilitetit, për shembull në rastet e miomave të mëdha apo që deformojnë kavitetin. Në raste të tjera ato mund të jenë komplementare me Fertilizimin In Vitro.

Këtu përmendim rastet me Azoospermi, ku pa teknikat e ekstraksionit kirurgjikal të spermës nga testikujt, Fertilizimi In Vitro është e pamundur të kryhet.

Kirurgjia e fertilitetit tek femrat


Tek femra kirurgjia e fertilitetit mund tĕ kryhet me ndihmĕn e disa teknikave:

  • Histeroskopia – Ĕshtĕ njĕ teknikĕ kirurgjikale minimal invazive e cila bĕn tĕ mundur vizualizimin e brendĕsisĕ mitrĕs me qĕllim diagnostikues (pĕr tĕ parĕ apo pĕr tĕ marrĕ biopsy nqs ĕshtĕ e nevojshme) ose terapeutik (kur duhet tĕ korrigjojmĕ dicka). Me anĕ tĕ saj mund tĕ heqim polipet endometriale, miomat submukoze, tĕ korrigjojmĕ defekte anatomike si septumet (perdet e mitrĕs), sinekitĕ (aderencat) e kavitetit.
  • Laparoskopia – ĕshtĕ gjithashtu njĕ teknikĕ kirurgjikale minimal invazive. Me anĕ tĕ saj mund tĕ vlerĕsojmĕ gjendjen e tubave, vezoreve dhe mitrĕs. Ajo mund tĕ pĕrdoret pĕr shumĕ situata: pĕr heqjen e miomave (miomektomia), pĕr heqjen e kisteve tĕ vezoreve (kistektomia), pĕr trajtimin e endometriozĕs, pĕr heqjen e shtatzanisĕ ektopike (ekstrauterine), pĕr tĕ parĕ kalueshmĕrinĕ e tubave (kromoperturbim tubar), pĕr tĕ korrigjuar defekte tĕ tubave ose heqjen e aderencave, pĕr heqjen e tubave kur ata janĕ dĕmtuar deri nĕ stadin e hidrosalpingsit, pĕr rastet me PCO (ovarian drilling) etj. Duhet theksuar se jo tĕ gjitha rastet mund tĕ trajtohen me laparoskopi!
  • Kirurgjia e hapur – Pĕrmes saj mund tĕ kryhen tĕ gjitha llojet e kirurgjisĕ mbi tubat, mitrĕn apo vezoret. Ĕshtĕ mĕ pak estetike se sa laparoskopia. Interventet mĕ tĕ shpeshta tĕ kirurgjisĕ sĕ hapur tĕ fertilitetit janĕ miomektomia (heqja e miomave) dhe kistektomia (heqja e kisteve tĕ vezoreve).
  • Aspirimi i kistit të vezores. Në disa raste, kistet e vezoreve mund të mos trajtohen me operacion (laparoskopia apo laparotomi) por mund të trajtohen thjesht vetëm me aspirim (thithje). Kjo teknikë zakonisht kryhet në ato raste kur natyra e kistit mendohet të jetë beninje. Nĕ rast se kemi kiste tĕ tilla dhe duhet tĕ fillojmĕ njĕ cikĕl Fertilizimi In Vitro, aspirimi i tyre ĕshtĕ njĕ alternativĕ e mundshme.

Kirurgjia e fertilitetit tek meshkujt


Nĕ kĕtĕ grup pĕrfshihen teknika qĕ kanĕ pĕr qĕllim pĕrmirĕsimin e potencialit fertil (psh kur mashkulli ka varikocelĕ) ose pĕr tĕ nxjerrĕ spermatozoide nqs ata nuk ekzistojnĕ nĕ ejakulat (rastet me azoospermi).

  • Trajtimi i varikocelĕs – Prej dekadash vazhdon debati mbi vlefshmĕrinĕ e trajtimit kirurgjikal nĕ rastin meshkujve infertilĕ me varikocelĕ.
  • Korrigjimi i vazektomisĕ –  Njĕ pjesĕ e kĕtyre meshkujve ndĕrrojnĕ mendim pĕr kĕtĕ teknikĕ permanente kontracepsioni dhe kĕrkojnĕ tĕ kenĕ sĕrish mundĕsinĕ pĕr tu bĕrĕ prindĕr. Kjo arrihet pĕrmes teknikĕs sĕ korrigjimit tĕ vasektomisĕ e cila mundĕson bashkimin e pjesĕve tĕ kĕputura tĕ vas deferens. Ĕshtĕ teknikĕ kirurgjikale e cila kryhet nga mjekĕt urologĕ tĕ specializuar nĕ kĕtĕ drejtim.
  • Ektraksioni kirurgjikal i spermĕs – Ekstraksioni kirurgjikal i spermës mund të jetë një opsion trajtimi për meshkujt kur sperma mungon (Azoospermia). Procedurat e mësipërme kryhen nën anestezi lokale apo të gjeneralizuar. Qëndrimi në spital pas interventit është vecse 2-3 orë dhe rikuperimi post-operator është shumë i shpejtë. Materiali i ektraktuar do të ekzaminohet në të njëjtën ditë dhe pacienti do të marrë informacion në se teknika ka rezultuar positive në gjetjen e spermatozoideve, numrin apo cilësinë e tyre. Këto spermatozoide mund të përdoren të freskëta gjatë një cikli Fertilizimi In Vitro (kur këto procedura kirurgjikale programohen në të njëjtën kohë me aspirimin e vezëve ose mund të ruhen në ngrirje (krioprezervim) për tu përdorur në një cikël Fertilizimi In Vitro në një moment të dytë.
Categories : Kirurgjia
error: Content is protected !!