Analizatnë infertilitet

Analizat

Përpara se të kërkohen analizat e duhura, mjeku do tju bëjë pyetje rreth historisë suaj mjeksore në përpjekje për të identifikuar shkaqet e infertilitetit tuaj. Në këto pyetje do të kenë të bëjnë me cdo operacion apo sëmundje që ju mund të keni kaluar gjatë jetës suaj. Gjithashtu me rëndësi janë edhe pyetjet lidhur me mënyrën e jetesës. Rishikimi i analizave / ekzaminimeve që keni bërë në të kaluarën ka edhe ajo rëndësi pasi përmes tyre kuptojmë se si ka qenë gjendja juaj më përpara dhe nqs janë ndjekur hapat e duhura.

Për fat të keq, shumë çifte infertilë kur paraqiten tek specialist i duhur kanë një mal me analiza / ekzaminime të panevojshme (me dhjetra strisho vaginale / analiza biokimike / TORCH etj) dhe nuk kanë analizat bazë të menaxhimit të infertilitetit.

Çfarë analizash duhen tek mashkulli?

Spermiograma është analiza kryesore që i rekomandohet një mashkulli infertil. Ajo analizon përqëndrimin (numrin e spermatozoideve për ml spermë), motilitetin (lëvizshërinë) dhe morfologjinë (cilësinë) e spermatozoideve, duke i krahasuar ato me vlerat normale të pranuara botërisht. Është spermiograma ajo që diagnostikon në se një mashkull ka një problem me fertilitetin e tij apo jo. Spermiograma është një analizë shumë e thjeshtë, jo e shtrenjtë dhe e domosdoshme në vlerësimin e potencialit fertile të një mashkulli. Nqs ajo është normale atëherë nuk është e nevojshme të kryhen analiza të tjera tek mashkulli. Spermiograma duhet të përsëritet cdo 3 muaj dhe jo më shpesh. Në rast se spermiograma rezulton me problem atëherë mjeku mund të kërkojë analiza te tjera.

Çfarë analizash duhen tek femra?

Analizat & egzaminimet e faktorit femëror në infertilitet ndahen ne dy grupe:

error: Content is protected !!