Shkaqete infertilitetit

Shkaqet

Shkaqet të cilat mund të cojnë në infertilitet janë të shumta. Në disa raste infertiliteti është pasojë e një shkaktari të vetëm (të lidhur me femrën ose mashkullin). Në disa raste ai mund të jetë i shkaktuar nga disa faktorë njëkohësisht.

Problemet e lidhura vetëm me mashkullin takohen në rreth 30% të rasteve. Problemet që lidhen vetëm me femrën takohen po në rreth 30 % të rasteve. Në rreth 10% të rasteve me infertilitet kemi problem si tek mashkulli ashtu edhe tek femra në të njëjtën kohë.

Pjesa më e madhe e faktorëve që shkaktojnë infertilitet mund të diagnostikohen përmes analizave të duhura për infertilitet që mjeku specialist i rekomandon tek femra dhe partneri i saj.

Pavarësisht këtyre analizave, në rreth 25% të cifteve infertilë, analizat do të kenë rezultate më se normale dhe nuk do të mund të shpjegojnë kështu arsyen e infertilitetit. Në këto raste kemi infertilitet të pashpjegueshëm.

Infertiliteti mashkullor

Fertiliteti (pjelloria) e një mashkulli varet nga sasia dhe cilësia e spermatozoideve në spermën e tij. Nqs sperma do të ketë problem me numrin, shpejtësinë dhe morfologjinë e spermatozoideve, atëherë mashkulli do të ketë vështirësi në arritjen e shtatzanisë. Infertiliteti mashkullor diagnostikohet në momentin kur një çift klasifikohet si infertil dhe drejtohet tek mjeku specialist për kryerjen e analizave përkatëse. Analiza fillestare që diagnostikon infertilitetin mashkullor është spermiograma (analiza e spermës).

Infertiliteti femëror

Problemet më të shpeshta që shkaktojnë infertilitet tek femra janë problemet me ovulacionin (PCO), dëmtimet e tubave të Fallopit, rezerva e reduktuar ovariane (primare ose si pasojë e shkaqeve të tjera), endometrioza dhe problemet e lidhura me mitrën (miomat, polipet, keqformimet etj).

Infertiliteti i pashpjegueshëm

Kur shtatzania vonon, pyetja e parë që shtrohet është se përse ndodh kjo vonesë? Për këtë arsye çifti i nënshtrohet një proçesi diagnostik nga mjeku specialist në infertilitet i cili përfshin hetimin e historisë mjeksore dhe analizat përkatëse tek femra dhe mashkulli. Por pavarësisht këtij proçesi, në disa çifte nuk është e mundur gjetja e shkakut të infertilitetit. Në këto raste kemi të bëjmë me infertilitet të pashpjegueshëm.

error: Content is protected !!