10 Fakte mbi IVF

  1. Zgjedhja e mjekut dhe klinikës …

Zgjedhja e mjekut dhe e klinikës është një ndër elementet kryesorë që lidhen me shanset për sukses të një cikli IVF. Arritja e saktë e diagnozës është shumë ë rëndësishme në zgjedhjen e strategjisë së duhur për trajtim. Dhe kjo pa dyshim që është kompetencë e mjekut gjinekolog specialist në fertilitet. Nga ana tjetër, zgjedhja e klinikës ka shumë rëndësi pasi dihet që në Fertilizim In Vitro, përvec ekspertizës mjeksore ka shumë ndikim edhe aspekti teknologjik.

Përpara se të merrni një vendim është mirë të vlerësoni 3 – 4 alternativa.

  • Mos hezitoni të bëni sa më shumë pyetje pasi … nuk ka asnjë pyetje të gabuar, por ka përgjigje të gabuara ose të munguara! Dhe një mjek që nuk ka përgjigje për pyetjet tuaja, pa dyshim që nuk është zgjedhja e duhur …
  • Mos pranoni të trajtoheni në korrespondencë, tipike kjo nqs do të zgjidhni mjekë të huaj të cilët janë të pranishëm në Tiranë vetëm disa ditë në muaj. Fertilizimi In Vitro është një trajtim shumë serioz dhe kërkon kontakt direkt me mjekun dhe jo përmes përkthyesit apo asistentes së tij. Kështu ju do të mund të merrni përfitimet maksimale dhe do të keni komplikacione shumë herë më pak.

Vetëm kështu ju do ta keni më të lehtë të bëni zgjedhjen e duhur.

2. Infertiliteti nuk është dhe aq i rrallë …

Infertiliteti është një fenomen që prek afërsisht 1 në 6 apo 1 në 7 cifte. Afërsisht 10 % e këtyre çifteve do të kenë nevojë për Fertilizim In Vitro.

  1. IVF nuk përdoret vetëm për rastet me infertilitet …

Përvec rasteve me infertilitet, tashme Fertilizimi In Vitro është një opsion edhe për probleme apo raste të tjera si për shembull: për të shmangur anomali gjenetike të mbartura nga çifti, për ruajtjen e fertilitetit për arsye sociale apo onkologjike etj.

  1. IVF është një proçes i cili kërkon kohën e tij …

Një cikël IVF është një proces qe mund të zgjasë nga 2 deri në 4 javë. Këtu përfshihen fazat e stimulimit të vezoreve, aspirimi i vezëve, fertilizimi i tyre me spermatozoidet e partnerit dhe transferta e embrioneve në një moment të caktuar të zhvillimit të tyre. Gjatë këtij intervali nuk ka nevojë për shtrim në spital (apo klinikë), por vetëm për kontrolle periodike (eko, analiza, rrishikim doze të medikamenteve) çdo 3 – 5 ditë

  1. Ka disa lloje IVF …

IVF konvencional është forma më e përhapur e Fertilizimit In Vitro. Ai përfshin dtimulimin ovarian, aspirimin e ovociteve, fertilizimin e tyre me spermatozoidet e partnerit dhe transferta e embrioneve në një moment të caktuar të zhvillimit të tyre. Por ka edhe forma të tjera të Fertilizimit In Vitro. Këtu përmendim: IVF me cikël natyral që nuk kërkon aspak medikamente për stimulim (ndaj edhe quhet natyral), ose IVF me stimulim minimal (Mild IVF) që kërkon vetëm 5- 9 ditë mjekime me medikamente.

  1. Shpenzimet mund të jenë më shumë se sa cmimi për një cikël IVF!

Shpenzimet janë një faktor shumë i rëndësishëm në vendim marrjen e ciftit për t’ju drejtuar Fertilizimit In Vitro. Pacientët shpesh herë ngatërrojnë shpenzimet totale me cmimin për një cikël trajtimi. Cmimi për një cikël IVF zakonisht përfshin ndjekjen ekografike të stimulimit të vezoreve, aspirimin e ovociteve (mbledhjen e vezëve), fertilizimin e tyre me spermatozoidet në laboratorin e IVF, kulturën e embrioneve në laborator nga embriologu dhe transfertën e tyre në mitër nga gjinekologu. Por ka më shumë se kaq: Medikamentet! Duke qenë se stimulimi (doza, dhe kohëzgjatja) varet nga nevojat individuale të cdo femre, medikamentet e nevojshme për stimulim (injeksionet me gonadotropina) nuk përfshihen në trajtim.

  1. Mosha ka shumë rëndësi …

Ashtu si në të gjitha trajtimet e infertiliteti, edhe në IVF mosha ka shumë rëndësi. Sa më e re pacientja aq më të larta janë shanset për sukses. Kjo shpjegohet me reduktimin e rezervës ovariane me kalimin e viteve, gjë që pasqyrohet në reduktim të numrit dhe cilësisë së vezëve.

Efekti i moshës tek mshkulli është shumë më i vogël se sa tek femra. Në femrat me moshë > 35 vjec, kemi shpenzime më të mëdha për medikamente për të stimuluar vezoret, më pak vezë të aspiruara dhe të një cilësie më të reduktuar, më pak embrione të formuara dhe me një aftësi implantuese më të reduktuar dhe për rjedhojë më pak shanse për lindjen e një fëmije.

  1. Mund të keni nevojë për më shumë se 1 cikel trajtimi …

Në përgjithësi, shanset e suksesit në IVF janë rreth 35% dhe kjo do të thotë se shumica e pacientëve mund të kenë nevojë për më shume se 1 cikël trajtimi për të patur një shtatzani.

  1. Embrionet e ngrira janë po aq të mira sa edhe ata të freskët …

Studimet e fundit kanë treguar se vezët e ngrira dhe embrionet e ngrira kanë thuajse të njëjtin vitalitet sa edhe të freskëtat. Nqs do të ishte e mundur, është më mirë ngrirja e embrioneve pasi kanë mbijetesë më të madhe gjatë ngrirje / shkrirjes. Nqs një femër ka 12 vezë të ngrira në kohën që ka qenë më pak se 35 vjec, atëherë ajo ka 50% mundësi për të patur një fëmijë nqs do ti fertilizonte këto vezë në një moment të dyte.

  1. Kujdes nga shtatzania multiple …

Shumë çifte infertile që i nënshtrohen një cikli Fertilizimi In Vitro, gjatë bisedës me mjekun nuk tregohen shumë të vëmenshëm kur diskutojnë mbi e numrin të embrioneve që do të transferohen në mitër. Për shkak të kostove të larta që ka IVF dhe që ende nuk mbulohen nga sigurimet shëndetësore, këto cifte e shikojnë transfertën e një numri të madh embrionesh si një mundësi për të maksimalizuar shanset për sukses. E gjithë kjo ka shkaktuar një rritje të numrit të shtatzanive multiple, të cilat dihet që shoqërohen edhe me më tepër rreziqe dhe komplikacione. Për të luftur këtë fenomen, në shtete të ndryshme janë aplikuar rregullore të cilat përcaktojnë në mënyrë rigoroze numrin e embrioneve të transferuar. Ndërkohë që rregullat strikte kanë bërë të mundur që të minimizohet mundësia e shtatzanive me trinjake apo më shumë fetuse, ende mbetet sfidë për specialistët në mjeksinë riprodhuese se si të minimozohet mundësia për binjakë pa prekur mundësinë për sukses.

Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!