Fekondimi in Vitro (ndryshe i njohur si Fertilizimi In Vitro ose shkurt IVF) nënkupton fertilizim (bashkimin) e spermatozoidit dhe vezës (ovocitit) në kushte laboratorike. IVF është pa dyshim trajtimi më madhor dhe më kompleks i infertilitetit. IVF është padyshim një nga shpikjet më të mëdha të shekullit të kaluar. Që nga lindja e parë e një fëmije të konceptuar me anë të një cikli IVF në vitin 1978, më tepër se 8 milionë fëmijë të tjerë kanë ardhur në jetë përmes kësaj teknike.
IVF mund të përdoret për të trajtuar të gjitha llojet e infertilitetit, qoftë atë mashkullor, atë femëror por edhe atë të pashpjegushëm. Në dekadat e fundit IVF ka gjetur përdorim edhe në dy fusha të tjera: në parandalimin e lindjes së fëmijëve me sëmundje gjenetike (PGT) dhe në ruajtjen e fertilitetit për arsye të ndryshme (sociale apo medikale).
Një cikël Fertilizimi In Vitro përfshin disa etapa: stimulimin ovarian, aspirimin e ovociteve, depozitimi i spermës nga partneri, fertilizimi në laborator, kultura & zhvillimi i embrioneve në inkubatorë, transferta e embrioneve dhe suporti i fazës luteale.
Për më shumë informacion lidhur me etapat e IVF por edhe mbi aspekte të tjera të lidhura me procedurën klikoni në figurat respektive.