Infertiliteti

Infertiliteti

Çfarë është infertiliteti?

Infertiliteti përkufizohet si pamundësia e një çifti për të arritur një shtatzani pas 12 muajve të kontakteve seksuale të pambrojtura. Infertiliteti është një sëmundje e sistemit riprodhues që çrregullon funksionin më bazik të njeriut: riprodhimin.

Infertiliteti nuk duhet të ngatërrohet me sterlitetin. Steriliteti është një gjendje përhershme, e parikthyeshme (si për shembull femrat që lindin pa mitër) që pavarësisht progreseve të shkencës e ka të pamundur lë lindin fëmijë.

Si ndodh koncepsioni (ose ngjizja)?

Koncepsioni (ose ngjizja) është bashkimi i vezës me spermatozoidin, bashkim nga i cili rezulton embrioni. Është një proces i komplikuar që varet nga shumë faktorë, ndër të cilët përmendim:

  • Prodhimin e një spermatozoidi të shëndetshëm nga mashkulli dhe një ovociti (veze) të shëndetshëm nga femra;
  • Tubat e Fallopit të jenë permeabël duke lejuar takimin e spermatozoidit me ovocitin;
  • Aftësia e spermatozoidit për të fertilizuar ovocitin pas takimit me të;
  • Një embrion me cilësi të mirë
  • Aftësia e embrionit për tu implantuar në uterusin (mitrën) e femrës.

Nga ana tjetër, që shtatzania të shkojë deri në term (9 muaj), përvec një embrioni që duhet të jetë i shëndetshëm, duhet që mitra të mos jetë e prekur nga anomali të lindura apo të fituara (miomat psh) dhe femra shtatzanë të mos jetë prekur nga sëmundje të cilat ndikojnë në ecurinë e shtatzanisë.

Kur një nga këta faktorë është defektoz atëherë kemi infertilitet.

Çfarë duhet të bëjë një çift kur përballet me problemet e fertilitetit?

  • Duhet të kenë mbështetje reciproke mes partnerëve. Infertiliteti shkakton një nivel të lartë ankthi dhe stresi tek partnerët. Në një pjesë të rasteve ky presion i madh shoqërohet edhe me konflikte në çift. Është shumë e rëndësishme që të kuptohet se infertiliteti është një sfidë që duhet të përballohet nga të dy partnerët të cilët duhet të tregojnë mbështetje për njeri tjeterin dhe jo të luajnë lojën “kush e ka fajin”.
  • Duhet të kenë kontakte të rregullta seksuale. Mos u ndikoni nga bisedat me shoqërinë tuaj që thonë se arritën shtatzaninë që në muajin e parë të përpjekjeve. Kjo është një legjendë. Në praktikën tonë klinike, shohim shpesh herë cifte të reja që shqetësohen se kanë 6 muaj që përpiqen dhe janë të stresuar se përse shtatzania nuk po vjen. Të tilla raste rekomandohen që të vazhdojnë përpjektjet edhe për 6 muaj të tjerë pa qenë nevoja për mjekime apo për analiza. Kjo sepse 90% e cifteve të reja do të arrijnë shtatzaninë brenda vitit të parë të përpjekjeve.
  • Të llogarisin ditët fertile dhe të kenë kontakt më të shpeshta në këto ditë.
  • Të ndjekin një stil jetese të shëndetshëm dhe një dietë të shëndetshme. Është fakt që problemet me fertilitetin janë më të shpeshta tek konsumatorët e duhanit, alkoolit apo tek obezët.
  • Të kërkojnë ndihmën e mjekut në momentin e duhur.
  • Të zgjedhin mjekun specialist në (in)fertilitet. Kjo do të shmangë humbjen e kohës dhe shpenzimet e pajustifikuara financiare për analiza apo trajtime të panevojshme.

Kur duhet të drejtohemi tek mjeku për infertilitet?

Kur duhet të drejtohemi tek mjeku për infertilitetKjo është një temë me shumë rëndësi për shoqërinë tonë pasi abuzohet shumë në këtë drejtim. Në shumë raste çiftet kanë marrë mjekim pa qenë e nevojshme vetëm për faktin se janë drejtuar tek mjeku shumë më herët nga sa nevojitet, ose jane trajtuar me heret se c’duhet.

 

Në rast se partneri femër ka një moshë < 35 vjeçe, atëherë çifti duhet të drejtohet tek mjeku vetëm nqs shtatzania vonon më shumë se 12 muaj. Kjo bazohet në faktin se 90% e këtyre çifteve do të arrijnë shtatzaninë e dëshiruar në mënyrë natyrale dhe pa nevojën e mjekut brenda intervalit 12 mujor.

Në rast se partneri femër ka një moshë ≥ 35 vjeçe, atëherë çifti duhet të drejtohet tek mjeku vetëm nqs shtatzania vonon më shumë se 6 muaj.

Për çiftet në të cilat partneri femër është në moshë ≥ 40 vjece, atëherë ato duhet të drejtohen tek mjeku në rastet kur shtatzania vonon më shumë se 3 muaj.

Shkaqet e infertilitetit

Analizat ne infertilitet

Mos humb kohe!

Trajtimi i infertilitetit

Inseminimi Intrauterin

Fertilizimi In Vitro

error: Content is protected !!